Karanka: Ozil po kthehet në formën e sezonit të kaluar

30.01.2012 (komentet: 1)

Karanka, ka lëvduar mesfushorin Mesut Oezil, pas fitores ndaj Real Zaragozas

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka lëvduar mesfushorin Mesut Oezil, pas fitores ndaj Real Zaragozas në Bernabeu, duke thënë se gjermani po kthehet në formën e sezonit të kaluar.

Ozil shkëlqeu të mërkurën në Camp Nou ku i la me probleme mentale disa mbrojtës të Barcelonës, teksa forma e tij drithëruese vazhdoi edhe në sfidën ndaj Zaragozas. Kjo nuk ka mbetur pa u komplimentuar nga eprorët e pankinës madrilene.

“Ozil nuk ka qenë që një kohë në formën e sezonit të kaluar, por tani duket se ai po kthehet në atë nivel”, tha Karanka për gazetarët në një konferencë për shtyp pas ndeshjes./k.a/Mesazhi/

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Arlindi | 30.01.2012

Ky eshte definitivisht mesfushori me imire ne bote.