Kampioni Evropian Chelsea ngjitet ne vendin e tretë.
17.03.2013 (komentet: 0)
Kampioni i Evropes Chelesa ka kaluar në pozitën e tretë të tabelës së Ligës Premier pas fitores ndaj West Hamit në Stamford Bridge me rezultat 2-0, duke përfituar kështu nga gabimi i Tottenhamit.
Blutë ishin dominant që nga fillimi i takimit në Bridge, ndërsa ky dominim i dha frytet e veta që në fillim.
Në minutën e 19-të një asistim të Eden Hazard e shfrytëzoi për Frank Lampard për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Bluve.
Ishte ky goli i 200-të i Frank Lampard në fanellën e Chelseat.
Në vazhdim ishin përsëri Blutë ata që kërkon golin, tani atë të sigurisë.
Eden Hazard realizoi në pjesën e dytë për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar (50’).
Tottenhami ka pësuar humbje në shtëpi nga Fulhami me rezultat minimal, duke vazhduar kështu formën e dobët pas disfatës nga Interi.
Pas javës së 29-të, Chelsea është në vendin e tretë me 55 pikë, katër pikë më pak se Manchester City në vendin e dytë, ndërsa Tottenhami ka 54 pikë në vendin e katërt, katër pikë më shumë se Arsenali në vendin e pestë.
Chelsea në ndeshjet e fundit është duke treguar ndeshje briliante,duhet te permendet forma fenomenale e super Eden Hazard qe ne ndeshjet e fundit,me golat e tijë po e mahnitë boten e futbollit.
Shto koment