Kaka: Dua 300 paraqitje tjera me Milanin

05.04.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka, është i ngazëllyer që ka bërë 300 paraqitje për Milanin, duke pohuar se ai do të dëshironte të bënte edhe 300 paraqitje të tjera.

Braziliani së fundmi ka shprehur interesim që të luajë në SHBA dhe Kakak ka thënë se ai mund të largohet, por pasi mori medaljen nga klubi për paraqitjen e tij të 300-të, Kaka tha se dëshiron të bëjë edhe 300 paraqitje të tjera.

"Pas gjithë këtyre paraqitjeve vërtetë kam ndjenjë të jashtëzakonshme. Shpresoj se klubi dhe të gjithë prej nesh do të festojmë edhe paraqitjet e 400-ta, 500-ta e shumë më shumë".

"Jam i lumtur me këto 300 ndeshje. Unë shpresoj se do të bëj edhe aq herë më shumë paraqitje", ka thënë Kaka. 

Kthehu mbrapa

Shto koment