Juventusi do ta respektojë Ligën e Evropës

20.02.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, thotë se do të jetë arritje e jashtëzakonshme për Juventusin nëse siguron triumfin në Ligën e Evropës.

Kampionët e Italisë siç dihet u eliminuan nga Galatasaray në garën më prestigjioze (Ligën e Kampionëve), por Conte nuk heq dorë nga Europa League.

“Në 52 ditët e ardhshme, duke përfshirë edhe ndeshjet e kombëtareve, lojtarët do të luajnë 16 ndeshje. Ne duhet të jemi të gatshëm për këtë”.

“Unë e dua skuadrën të plotë dhe dua që të nderojmë Europa Leaguen sa më mirë që mundemi”.

“Ne po luajmë ndaj një ekipi që fitoi grupin para Lazios, luajmë ndaj Trabzonsporit. Ata kanë lojtarë të fortë”, ka thënë Conte.

Punoi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment