Juve rivalizon Unitedin për Granit Xhakën

23.01.2012 (komentet: 0)

Manchester Unitedi dhe Juventusi janë në garë për nënshkrimin e mesfushorit të Baselit, Granit Xhaka.

Mediat italiane raportojnë se Djajtë e Kuq dhe Zonja e Vjetër po e sfidojnë njëri-tjetrin për talentin e jashtëzakonshëm shqiptar me pasaportë zvicerane.

Thuhet se ‘zbuluesit’ e Juventusit e kanë përcjellë Xhakën dhe tash janë të gatshëm të bëjnë ofertë.

Nga ana tjetër, Sir Alex Ferguson e dëshiron së paku njërin nga dyshja shqiptare e Zvicrës, Granit Xhakën ose Xherdan Shaqirin.

Kthehu mbrapa

Shto koment