Juve kthehet me barazim

20.09.2012 (komentet: 0)

Chelsea e ka filluar mbrojtjen e titullit evropian me barazim, duke luajtur 2:2, si vendas me Juventusin, në ndeshjen hapëse të fazës grupore të Ligës së kampionëve, e zhvilluar të mëkurën mbrëma. Manchester United, Bayern Munchen dhe Barcelona kanë shënuar fitore, ndërkohë që befasi ka pasur në Lille, ku Lille është mposhtur keq nga Bate Borisov dhe në Braga, ku Cluj ka triumfuar 0:2.

 

Chelsea në mënyrë perfekte e filloi ndeshjen kur krijoi epërsinë prej dy golave, me golat e përforcimit të ri Oscar në minutat 31’ dhe 33’. Dhe kur dukej se gjithqka përfundoi në Stamford Bridge, “zonja e vjetër” u kthye në lojë duke rrezikuar kampionët aktual të kontinentit të vjetër.

Vidal shkurtoi epërsinë në minutën 38’, ndërsa një pikë të madhe Juves në rikthimin e tij në Ligën e kampionëve, pas më shumë se tri viteve, ia siguroi Quagliarella në atë të 80’. Manchester Unitedit i ka mjaftuar një gol i hershëm, në minutën 7’ nga Carrick që të marrë fitoren ndaj turqve të Galatasaray.

Nani ka huqur një penallti në minutën e 52’. Barcelona është djersitur mirë për të mposhtur Spartak Moskën në Nou Camp me 3:2. Rusët për afro 30 minutave ishin në avantazh me golat e Dany Alves (29’ ag) dhe Romulo (58’), pas epërsisë fillestare të Barcës me golin e Tellos (14’).

Në fund të ndeshjes në skenë del kush tjetër pos Messi, i cili me dy gola të realizuar qetësoi të gjithë dhe ndali pikët në Nou Camp. Bayern Munchen me nga një gol në secilën pjesë të lojës ka shënuar fitore ndaj Valencisë me rezultat 2:1. Rezultati i ngushtë lë të mendohet se Bayerni ka pasur telashe me Valencian, por në fakt kjo ishte një fitore e pastër e bavarezëve. Schëeinsteiger (38’) dhe Kroos (82’) ishin autor të golave për Bayernin, në radhët e të cilit kësaj radhe mungoi Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ishte në bankinë por nuk aktivizua fare. Volodko (6’), Rodionov (20’) dhe Oleknovich (28’) ia kanë dhënë fitoren e madhe dhe papritur Bate Borisov në Lille, për një start fantastik të kampionit nga Bjellorusia. Rumunët e Cluj gjithëashtu kanë arritur deri të fitorja befasuese në Braga 0:2, në saje të golave të Bastos, në minutat 19’ dhe 34’. I sigurt dhe bindës ishte Shakhtar Donjeck ndaj Nordsjaelland 2:0 me golat e Mkhitaryan, derisa ndeshja e vetme që nuk e ka sjellë asnjë gold dhe as fitues ishte ajo ndërmjet Celtic Glasgow dhe Benfica.

Grupi E

Chelsea – Juventus 2:2

Shakhtar – Nordsjaelland 2:0

1. Shakhtar 1 1 0 0 2:0 3

2. Juventus 1 0 1 0 2:2 1

3. Chelsea 1 0 1 0 2:2 1

4. Nordsjaelland 1 0 0 1 0:2 0

Në xhiron e ardhshme, më 2 tetor, takohen: Nordsjaelland – Chelsea, Juventus Shakhtar Donjeck

 

Grupi F

B. Munchen – Valencia 2:1

Lille - BATE Borisov 1:3

1. Bate Borisov 1 1 0 0 3:1 3

2. B. Munchen 1 1 0 0 2:1 3

3. Valencia 1 0 0 1 1:2 0

4. Lille 1 0 0 1 1:3 0

Në xhiron e ardhshme, më 2 tetor, takohen: Bate Borisov – Bayern Munchen, Valencia - Lille

 

Grupi G

Barcelona - Spartak M. 3:2

Celtic – Benfica 0:0

1. Barcelona 1 1 0 0 3:2 3

2. Benfica 1 0 1 0 0:0 1

3. Celtic 1 0 1 0 0:0 1

4. Spartak M. 1 0 0 1 2:3 0

Në xhiron e ardhshme, më 2 tetor, takohen: Benfica – Barcelona, Spartak Moska - Celtic

 

Grupi H

Braga – Cluj 0:2

Manchester U – Galatasaray 1:0

1. Cluj 1 1 0 0 2:0 3

2. M.United 1 1 0 0 1:0 3

3. Galatasaray 1 0 0 1 0:1 0

4. Braga 1 0 0 1 0:2 0

Në xhiron e ardhshme, më 2 tetor, takohen: Galatasaray – Braga, Cluj – Manchester Utd

Kthehu mbrapa

Shto koment