Juve e kthen Milanin në realitet

21.09.2014 (komentet: 0)

Juventusi e ka fituar ndeshjen e parë të rëndësishme të këtij sezoni në Serie A duke mposhtur Milanin në San Siro me rezultat 1-0.

Pas një gjysme të parë argëtuese, rrjetat mbetën të paprekura. Të dy portierët u angazhuan në fraksionin e parë.

Buffon bëri një intervenim të mirë për ta ndaluar Hondan, mirëpo Abbiati pati më tepër punë për të bërë.

Ai arriti të ndalë tentativat e Pereyras dhe Llorentes, ndërsa Bianconerët rrezikuan edhe në shumë raste të tjera.

 

Kampioni vazhdoi të ishte i rrezikshëm edhe në fraksionin e dytë duke krijuar rast pas rasti dhe në fund arriti ta zhbllokojë rezultatin.

Paul Pogba dërgoi një top të bukur drejt Carlos Tevezit, i cili pati kohë ta godiste topin që nuk mundi ta ndalte Abbiati (71’).

Menez kërkoi penalti kah fundi i ndeshjes, mirëpo arbitri nuk ishte i të njëjtit mendim.

 

 

Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit pas tri ndeshjeve të para sezonale në Kampionatin italian dhe njëherësh Milanit ia shkaktoi humbjen e parë këtë edicion. 

Kthehu mbrapa

Shto koment