Juve-Bayernit: Vidal nuk është në shtije!

24.03.2014 (komentet: 0)

Drejtuesit e Juventusit ia kanë bërë të qartë Bayern Munichut se Arturo Vidal nuk është në shitje.

Mesfushori kilian po tërheq vëmendjen e shumë klubeve, ndërkaq kampioni i Evropës dhe botës e ka shënjestruar 26-vjeçarin për afatin kalimtar veror.

Megjithatë, Vidal konsiderohet pjesë e paprekshme e skuadrës bianconere dhe kampioni i Italisë nuk planifikon ta shesë.

Bayerni ka kërkuar shërbimet e mesfushorit edhe gjatë kohës kur ishte te Bayer Leverkuseni, mirëpo në vitin 2011 ai vendosi të vishte fanellën bardhezi.

Vidal ka kontratë me Juven deri në verën e vitit 2017, ndërsa këtë sezon ka shënuar 18 gola në të gjitha paraqitjet.

Kthehu mbrapa

Shto koment