Jovetic i zhgënjyer nga Pellegrini
15.02.2015 (komentet: 0)
Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, vendosi të ndryshojë listën e lojtarëve për në Ligën e Kampionëve.
E më së keqi nga ky ndryshim e ka përjetuar sulmuesi malazez, Stevan Jovetic, i cili ka mbetur jashtë liste, për t’u zëvendësuar nga transferi i ri, Ëilfried Bony.
Jivetic ka thënë se ai e meriton të luajë në Ligën e Kampionëve dhe se ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri.
“Unë e meritoj të luaj në Ligën e Kampionëve, kam ardhur këtu për të luajtur në gara të rëndësishme dhe jam i zhgënjyer me këtë vendim”.
“Trajneri më ka lënduar jashtëzakonisht shumë me këtë vendim dhe jam tejet i mërzitur”, është shprehur 25-vjeçari.
Shto koment