Jose Mourinho vendos për Chelsean

20.04.2013 (komentet: 0)

Jose Mourinho ka pranuar marreveshjen per oferten e Chelsea. Pritja ka marre fund. Se paku kjo eshte konfirmuar nga media angleze vetem pak minuta me pare raporton infoalbania.

Pas muajve te tëre të mbushur me spekulime, më ne fund Jose Mourinho ka vendosur të kthehet te Chelsea sezonin e ardhshëm, sipas ‘Daily Star’.

Trajneri qe aktualisht drejton Real Madrid, ka bërë tashmë një projekt në kokën e tij për ta ngjitur përsëri Chelsean në krye tëPremier League.

Ky projekt perfshin blerjen e lojtarëve si Hulk dhe Radamel Falcao. Mourinho do të kthehet në Stamford Bridge në fund te këtij sezoni me një pakënaqesi te vogel lidhur me pagesen e tij që te Reali llogaritej 12 milionë paund në vit. Megjithatë ai e di se klubi ka nevojë për energji të reja, për të perballur Manchester United, Manchester City-n, Arsenalin dhe Tottenham-in që së fundmi po fuqizohet shpejt.

Mourinho është një admirues i Hulk ndërkohë që Radamel Falcao prej kohesh diskutohet se do të shkojë ne Londër. Ky lajm mund te përforcojë dëshiren e Romelu Lukaku për të kërkuar një tjeter klub sezonin e ardhshem dhe Chelsea ka qene skuadra te ciles i ka kerkuar mundesine per te luajtur nje tjeter sezon ne Premier League. Me futbollin Europian ne mendje, edhe nje transferim te Swansea nuk do te ishte i keq.

Kthehu mbrapa

Shto koment