Januzaj startues, Falcao në bankë

20.10.2014 (komentet: 0)

Ashtu siç është paralajmëruar, Adnan Januzaj do të fillojë nga minuta e parë për Manchester Unitedit në ndeshjen kundër West Bromit.

Mesfushori shqiptar nuk ka startuar në asnjë ndeshje qëkur është bërë trajner Louis van Gaal, mirëpo ai ka lënë përshtypje me ekipin U-21, prandaj do të luajë në krah të djathtë të mesfushës.

Në ndërkohë, i huazuari nga Monaco, Radamel Falcao, do të qëndrojë në bankën rezervë për këtë ndeshje.


Formacioni startues i West Brom: Myhill; Wisdom, Lescott, Dawson, Pocognoli; Gardner, Brunt, Morrison, Dorrans, Sessegnon; Berahino.

Banka rezervë: Daniels, Gamboa, McAuley, Mulumbu, Blanco, Ideye, Anichebe.

 

Formacioni startues i Manchester United: De Gea; Rafael, Jones, Rojo, Shaw; Blind, Herrera; Januzaj, Mata, Di Maria; Van Persie.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment