Ismet Haziri, Grushti që dridhi Jugosllavinë!

30.04.2014 (komentet: 0)

Serbolub Stankoviq, njëri nga boksierët me të mirë në Jugosllavi, deri atëherë nuk kishte marrë asnjë nokdaun. Stankoviq, do ta mbante gjatë në mend fundit e rundit të tretë, kur po merrte krosheun, e Ismet Hazirit, shqiptarit nga Kosova. Ishte Finalja e Kampionatit Shtetëror të Jugosllavisë 23 milionësh në vitin 1983.

Ismet Haziri, Grushti që dridhi Jugosllavinë!



xlpress.tv/ xhevat Latifi


 
Srtankoviq, po dridhej, ju dashtë të pushonte ne këndin e ringut, me shumë sekonda. Referi, do të dyshohet se po numëronte,ngadalë, do të shkurtohet edhe krejt raundin, vetëm e vetëm të shpëtonte krenaria Jugosllavisë, i koritur ca nga një krosheu i shqiptarit nga Kosova.  

 “Nuk jemi takuar kurrë më por përmes xhevdet Pecit, më kishte quar selam -Taj mali udara kao konj. ( ai vogëlushi godet sikur një kali)”, citohet të ketë thënë, Stankoviq, Pecit, se e kishte mbajtur gjatë mend gjatë atë kroshe të gjilanasit me rrënjë nga Karadaku. 
 
Ismet Haziri, tashti një burrë i urtë, punon shumë i respektuar në Gjilan. Ai flet për xlpress.tv, me një qetësi sportisti, thotë se nga jeta e çdo boksieri mund të bëhet një film në vete.

Ismet Haziri, ish kampion  i shumëfishtë i Kosovës, nën kampion Hekuradhave në Evrope, nën kampion i Jugosllavisë, reprezentues shumë vjeçar reprezentacionit të ish Jugosllavisë. Ka nisur karrierën në Klubin e Boksit Partizani në Gjilan, më pas në KB Prishtina, kategoria gjysme e mesme, nga fati I të cilit shumë herë është varur fitorja e Prishtinës. 

“Karrierën e kam nisur në Gjilan, në Klubin Partizan, në moshën 16 vjeçare, aty kam boksuar katër vjet, më pas katër vjet në Prishtinë për të vazhduar edhe në klubin e Boksit Pelister të Bitolës ku kamë përfunduar karrierën...”, thotë Haziri.

Ai kujton, me mburrje kohën e artë të boksit kosovar. Prishtina, po rrënonte gjitë andej kundërshtare  nëpër ringjet e Jugosllavisë, por dhe në Mesdhe dhe Evropë dhe Olimpiadë. 

“Boksi atëherë ka qenë me sevda dhe kënaqësi e pa përshkueshme, duke i parë shqiptarët bashkë me një zë, të gjithë në këmbë në tribuna, ka qenë kohë e mbijetesës kombëtare…”, kujton Haziri.

Dhe gjersa e fitoret e Prishtinës, po dridhnin Jugosllavinë, petku i vëllazërim- bashkimit, vetëqeverisja jugosllave  ndryshe nga ajo oficiele, ishte e mbushur presione e shantazhe. 

“Ne i kemi hetuar këto, edhe pse ata ishin mjeshtër për të fshehur. Ne e dinim andaj na duhej të ishim shumë të përgatitur, ishin përgatitje të rënda, nga tre here në ditë ushtronim kjo na mbante, ushtrimet dhe mjeshtëria e  shtabit teknik si Lah Nimanit, Sefedin Braha, Dragishiq, na bënte më të mirët”, tregon Haziri, duke shtuar se boksi ishte qëndresë politike dhe qëndresë  kombëtare. 

Boksieri që në karrierën e tij ka pasur mbi 400 meçe zyrtare, shumë të rënda dhe kundërshtarë të fortë, ka bilanc me 40 humbje. Tash baba, i tre fëmijëve, shprehet i brengosur për gjendjen në të cilën është boksi kosovar. 
“Gjenerata e ime, nuk pajtohet me këtë gjendje, Kosova, është vatër e talenteve por duhet të punohet më shumë. Ne duhet kemi parasysh se edhe në boks mund të ketë shumë Majlinda Kelmendi”, thotë Ismet Haziri.

Kujtimi i duelit të parë në Klubin e Boksit Prishtina
Ai kujton meçin e parë në Prishtinë me Dragan Nikoliqin e Prokuples. E kam fituar por vetëm unë e di se si kam mundur ta mbajë zemrën brenda nga përkrahja e publikut. Në raundin e parë publiku ishte i heshtur. Ata e dinin se ndeshja do të humbej nga unë, isha i  ri po bëja  duelin e  parë. Në raundin e dytë, heshtja po vazhdonte, Lah Nimani, po përgatitej të hidhte peshqirin nëse e pranoj luftën frontale…  E pash në kënd Lahin, më kërkonte të mos futem në duel, por i bëra me kokë se e kam nën kontroll, u hodha në luftë frontale, me mua dhe publiku i tëri në këmbët... ka qenë një luftë e hapur bosk në boks.. publiku në këmbë… do fitoja me pikë maksimale. Qe atëherë publiku kur më  nuk më lanë vetën.../xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment