Ish- selektori i Bruneit, kryetrajner i Dritës

19.09.2016 (komentet: 0)

 

alagic

 

Në një njoftim të faqes zyrtare të FC DRITA është thënë se pas disa negociatave ka arritur marrëveshje që klubi të drejtohet nga trajneri i mirënjohur boshnjak Amir Alagic . 

Amir Alagic është trajner me licencë profesionale (A) nga UEFA Më parë ka qenë asistent-trajner në klube të mëdha si : WFL OSNABRÛCK dhe WERDER BREMEN. Së fundmi ka qenë trajner në klubin Carlstad United. Vlen të theksohet që Alagic ka qenë selektor i shtetit të Bruneit. FC DRITA me këtë trajner synon të sjellë profesionalizëm dhe përvojë ndërkombëtare brenda klubit. Qëllimi kryesor është ndërtimi i një filozofie të lojës në bazë të së cilës do të krijohet një identitet dhe mentalitet i ri.

Kthehu mbrapa

Shto koment