Isco do të jetë krucial për Realin

15.03.2014 (komentet: 0)

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fernando Sanz, thotë se mesfushori ofensiv, Isco, do të jetë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Realit në të ardhmen.

 20 vjeçari iu bashkua Los Blancos nga Malaga verën e kaluar dhe ka pasur rol të madh në këtë sezon për Realin, por ndërrimi i sistemit e ka lënë atë në pankinë.

“Përgjatë historisë së Real Madridit, ne kemi pasur raste sikur Isco. Lojtarët kanë pasur sezone të mrekullueshme me ekipe tjera dhe kur vijnë te Reali për një shumë të madhe parash zhduken disi”.

“Ai është i ri dhe unë besoj se ai do të bëhet lojtar shumë, shumë i madh e i rëndësishëm si për klubin ashtu dhe për kombëtaren”, ka thënë Sanz.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment