Investitorëve të rinj po i pamundësohet marrja e Dritës

20.07.2016 (komentet: 0)

Njëra nga skuadrat më të mëdha kosovare, Drita nga Gjilani është duke kaluar momentet më të rënda në histori të klubit.


Përderisa të gjitha skuadrat nga elita e futbollit kosovar dhe ato nga Liga e Parë kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri te Drita nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Drita mund të bëhet një klub serioz dhe evropian, pasi dy biznismenët gjilanas që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku kanë shprehur dëshirë ta marrin klubin dhe ta ndihmojnë atë drejt ringritjes.

Dyshja ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga tifozët e Dritës ‘Intelektualët’, por atyre po i pamundësohet njëfarë mënyre marrja e klubit.

Dritaaa

Është kryesia e vjetër e Dritës që po ia pamundëson marrjen e klubit dy biznismenëve që dëshirojnë të investojnë te Drita.

Telegrafi ka kontaktuar Valon Murselin i cili ka treguar arsyejet e tij pse dëshiron ta marrë Dritën.

“Unë kam bizneset e mjija jashtë vendit dhe ajo çfarë dua të bëjë është ta ndihmoj klubin e qytetit tim pasi e di që ‘Intelektualët’ e meritojnë një Dritë të fuqishme”, shprehet Murseli për Telegrafin.

“Kemi pasur disa kontakte dhe jemi të interesuar ta marrim Dritën për ta bërë një gjigant të futbollit kosovar ashtu siç e meriton. Nuk duam të eskalojë situata por duam vetëm ta ndihmojmë klubin”.

“Në rast se lëshojnë rrugë të vjetrit për ta marrë ne Dritën ne do të jemi të gatshëm të investojmë në klub”.

“Kuvendi është paraparë të mbahet sot por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në rast se nuk do të mbahet brenda 24 orëve të ardhshme atëherë ne do të largohemi pasi do t’i lëmë të punojnë të vjetrit. Kemi shprehur dëshirë ta ndihmojmë Dritën dhe kemi marrë përkrahje nga qytetarët e Gjilanit, por në rast se nuk na mundësohet nga kryesia e vjetër atëherë përgjegjësia iu takon kryesisë aktuale për gjendjen e Dritës”, deklaroi Murseli për Telegrafin.

Pothuajse të gjithë qytetarët e Gjilanit i kanë përkrahur investitorët e rinj nëpër rrjete sociale duke shprehur dëshirën që Murseli dhe Bunjaku të jenë prirësit e Dritës për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment