Interi pëson para tifozëve

23.03.2014 (komentet: 0)

Atalanata e ka mposhtur Interin para tifozëve në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan në epërsi në pjesën e parë me anë të Giacomo Bonaventura (35’).

Mirëpo, Mauro Icardi reagoi shumë shpejtë për ta barazuar rezultatin (36’) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra të njëjta.

Në fraksionin e dytë, përkundër tentimeve, rasteve dhe shtyllave, Nerazzurrët nuk arritën të realizojnë.

Për më shumë, ata pranuan gol në mbyllje të sfidës. Giacomo Bonaventura realizoi golin e dytë personal (90’) dhe e la kokulur skuadrën vendase.

Pas javës së 29-të, Interi numëron 47 pikë dhe gjendet në vend të pestë. Pozita që çon në Ligën e Kampionëve është 11 pikë larg (kurse Napoli ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Atalanta, nga ana tjetër, është në vend të tetë, me shtatë pikë më pak se zikaltrit

Kthehu mbrapa

Shto koment