Interi mendon për Soldadon

10.10.2014 (komentet: 0)

Interi është duke bërë gati një ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Roberto Soldado.

Daily Express shkruan se Interi dëshiron të bëjë një ofertë prej 11 milionë funtesh për të transferuar Soldadon.
Raportet në Itali po hojnë se edhe Soldado kërkon të largohet nga Tottenhami, por duhet të pranojë zvogëlim të pagës.
Interi ka reduktuar pagat që prej largimit të Zanettit, Cambiassos dhe Militos, që ishin më të paguarit, kurse tani lojtari më i paguar fiton 40 miijë funte në javë te klubi Nerazzur. 

 

 

Interi mendon për Soldadon

Kthehu mbrapa

Shto koment