Inter ofron 15 milionë euro për Valon Behramin
15.06.2013 (komentet: 0)
Valon Behrami në shenjestren e Interit.
Interi bën hapa përpara për Valon Behramin. Skuadra zikaltër ka kontaktuar futbollistin me origjinë kosovare, ndërsa është gati të ofrojë 10 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Vetë Behrami është shprehur I kënaqur me këtë interesim, por pret vendimin që do të marrë skuadra e tij Napoli. Valon Behrami është një nga futbollistët që kërkohet më shumë nga trajneri i Interit Valter Macarri. Ky i fundit e njeh mirë mesfushorin, të cilin e ka stërvitur në kohët kur drejtonte Napolin.
Shto koment