Inter ofertë për Vermaelen

18.02.2014 (komentet: 0)

Interi është duke synuar të transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Thomas Vermaelen.

 

Mediat italiane raportojnë se Interi mund të kthehet kah kapiteni i Arsenalit, nëse dështon të sigurojë shërbimet e kapitenit të Manchester United, Nemanja Vidic,

Vidic do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga Old Trafford gjatë verës.

Edhe pse Nerazzurrët shpresojnë të sigurojnë shërbimet e serbit, nëse ky i fundit zgjedh të shkojë diku tjetër, ata e shohin Vermaelen si zgjidhje dytësore.

Mbrojtësi belg ka dështuar të sigurojë vend në formacionin startues të Arsenalit këtë sezon dhe po ashtu kërkon të fillojë karrierë të freskët te ndonjë klub tjetër.

Kthehu mbrapa

Shto koment