Iniesta: Mund ta mposhtim Realin në Bernabeu

06.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar se katalanasit mund të mposhtin Real Madridin në Santiago Bernabeu.

Iniesta nuk ka dyshime se Barcelona mund të arrijë fitoren në kryeqytetin spanjoll, e cila do të siguronte trofeun në La Liga.

“Sigurisht se mund të fitojmë. Ne e kemi bërë këtë në të kaluarën”.

“Por, ne kemi dy ndeshje para El Clasicos dhe nuk mund t’i harrojmë ato. Nëse duam të luftojmë deri në fund të sezonit, ne duhet që të mopshtim Realin”.

“Pritjet janë të mëdha për të trija garat. Ne kemi shumë opsione në skuadër dhe dëshirë, e entuziazëm për të arritur shumë.

/E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment