Juventus lufton edhe për 12.5 milionë euro

16.03.2016 (komentet: 0)

Juventusi do të fitonte 12.5 milionë euro nëse kalon në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në mes të Juves dhe Bayern Munich ishte mbyllur 2-2 në Torino.

Sipas La Gazzetta dello Sport, bianconerët kanë motiv më shumë se çdo skuadër tjetër që të kaloj tutje në këtë kompeticion.

Ata do të fitonin 6 milionë euro nga UEFA dhe 2.5 milionë euro nga të drejtat televizive (pasi do të mbeste e vetmja skuadër italiane në garë).

Po ashtu kalimi në çerekfinale do të akumulohen edhe 3 milionë të tjera, ndërsa edhe sponsori Fiat ka premtuar 1 milion bonus. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment