10 tifozeritë më të rrezikshme në botë

03.04.2014 (komentet: 0)

Tifozeria është një nga armët e një ekipi,në futboll ,por ekzistojnë edhe tifozeri te tilla,sa të jenë një kërcenim për mbarëvajtjen e garave dhe aq më shumë të qetësisë publike. Më poshtë po paraqesim një klasifikim të tifozerive më të dhunshme në gjithë botën

10. ARIS Selanik 

 

Tifozeria e Aris është aq e rrezikshme dhe e dhunshme saqë disa kohe më parë vet futbollistët e ekipit,menduan të hyjnë në grevë ,për shkak të dhunës që transmetonin mbështetësit e tyre

 

9. Barras Bravas

 

Në fakt grupi në fjalë janë një lloj “mafie futbollistike” që vepron në gjithë Amerikën Latine, veçanërisht në Argjentinë.

 

8.Besiktas

 

Tifozeria që mban emrin “më të dhunshmit e të dhunshmëve” që shpesh herë e kalojnë limitin e “normales”

 

7. PAOK Selanik

 

Një tifozeri edhe më e zjarrtë se ajo e rivalëve të ARIS,te aftë të dhurojnë spektakël dhe frikë njëkohësisht në sytë e shikuesve

 

6.Penarol Montevideo (Urguaj)

 

Tifozët e Penarol,shquhen për koreografinë e tyre dhe alegrinë që ngjallin, madje u është dedikuar edhe një film: Manyas: La Pelcqula, shpesh herë degjenerojnë në akte dhune ndaj tifozerisë rivale

 

5. Olimpiakos

 

Per të kuptuar sa të dhunshëm janë tifozët grekë të Olimpiakos mjaft të kujtojmë fjalët e gruas se Xhibril Sise,ish lojtarit të Panathinaikos: ”Xhibril, shpesh herë ofendohej në stadiume, në Greqi janë te obsesionuar pas futbollit, në një rast, u godit nga një tifoz i Olimipakos, gjatë një zbarkimit tifozëve në fushë.

 

4. Napoli

 

Tifozeria Napoletane mban vendin e katërt,mjaft të kujtojmë “pushtimin” që ju bë Romës gjatë merkatos së vitit 2011,dhe vetëkuptohet se çfarë natyre kanë tifozët e Napolit

 

3. Lazio

 

Tifozët “bardhekaltër” renditen kaq lartë në këtë klasifikim për shkakto afeksionit që ata kanë me  ideologjitë e së djathtës ekstreme,dhe ndjenjat fashiste që ushqejnë.

 

2. Gremio (Brazil)

 

Tifozët e dytë më të pëqinj në botë, siç deklaron “Talk Sport”, përsëri vihen në prani të elementeve ekstremistë,sa edhe vet lojtarët kanë denoncuar praninë e neonzistëve në radhët e tifozerisë së tyre.

 

1.Cervena Zvezda (Ylli i kuq i Beogradit)

 

Tifozeria më e keqe në botë, përveç akteve vandale dhe tejet të dhunshme,janë dy episode që identifikojnë këta njerëz. I  pari është në vitin e largët 1990,pikërisht më 13 maj,në finalen e kupës së Jugosllavisë,ku tifozët e Cervena Zvezda,treguan një dhunë aq mizore saqë ajo ndeshje u bë shkak i fillimit të luftës për pavarësinë e Kroacisë. Epsiodi i dytë gjithashtu është i dhimbshëm,mjaft të kujtoni Ivani Bogdanov, “Ivanin e tmerrshëm”, kapoultrasin e Cervena Zvezda,i cili organizoi ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi.

Kthehu mbrapa

Shto koment