10 skandalet me te medha ne historine e boteroreve, nga Zidane, Maradona e Rajkard

27.02.2012 (komentet: 0)

Ne historine e boteroreve ka shume histori skandalesh, nga lojtare te medhenj, perjashtime, gola te parregullt, demtime, peshtyma apo edhe fyerje lojtar-trajner

Revista “Bild”, e fillon dhe e mbaron me Francen, nga Zidane te Anelka , ne Kupen e Botes, te luajtur ne Gjermani, ne vitin 2006, pervec se do te mbahet mend si te gjithe boteroret e tjere, per fituesin, lojtarin dhe golashenuesin me te mire, nenkampionet, por ka edhe nje fakt tjeter qe nuk do te harrohet. Te pakten per kater vjet nuk eshte harruar, dhe te gjithe e mbajne mend. Behet fjale per goditjen me koke te Zinedine Zidane, kunder mbrojtesit te Italise, Marco Materazzi, pas nje provokimi te ketij te fundit, francezin, nje nga lojtaret me te mire te historise, nuk e mbajten me nervat dhe e goditi me koke kundershtarin. Kjo beri qe Zidane te marre kartonin e kuq, duke lene skuadren me dhjete vete. 
Por ky nuk eshte rasti i vetem, dhe nje shembull me i fresket eshte shembulli Anelka, i cili eshte perjashtuar nga kombetarja pas nje konflikti me trajnerin Raymond Domenech. Sulmuesi kishte perdorur nje fjalor mjaft te rende dhe shume fyes ndaj teknikut, kjo beri qe Federata Franceze e Futbollit te reagonte. Por gjithsesi keto lloj historish nuk perfundojne vetem me keto dy raste. Revista prestigjioze gjermane, “Bild”, ne versionin e saj anglisht ne internet na paraqet dhjete rastet qe konsiderohen si skandale te kampionateve boterore. Nje tjeter rast eshte gishti i mesit i lojtarit te kombetares gjermane, Stefan Effenberg, i cili ua drejton tifozeve gjermane ne Boterorin e vitit 1994. Nje personazh tjeter eshte edhe peshtyma e holandezit Frank Rajkard mbi Rudi Voellerin e Gjermanise ne vitin 1990. 
Por nuk mund te mungoje edhe goli me dore i Maradones ne cerekfinalen e 1986-s kunder Anglise, por edhe largimi i tij ne 1990 per perdorim lendesh narkotike. Ne 1982, portieri gjerman, Shumaker, shmang topin, duke goditur drejtperdrejt kundershtarin. Por nuk perjashtohet edhe goli i Anglise ne vitin 1966, i cili nuk ishte i rregullt. Me poshte do te paraqesim dhjete skandalet te ketyre permasave, sipas prestigjiozes “Bild”.

10. Zindedine Zidane (Kupa e Botes 2006)
Nje lojtar i madh si Zinedine Zidane, godet me koke mbrojtesin e Italise, Marco Materazzin, pasi ky i fundit e kishte ofenduar ate nga familja. Kjo ishte ndeshja e fundit per francezin me kombetaren, pasi ai do te ndeshkohej me karton te kuq dhe do te jepte doreheqjen nga skuadra perfaqesuese. Edhe sot e kesaj dite “Zizu” nuk deshiron qe ta fale italianin “Matrix”.

9. Stefan Effenberg (Kupa Botes 1994)
Stefan Effenberg ofendon tifozet e Gjermanise, teksa u tregon gishtin e mesin, ne kohen kur trajneri e zevendeson ne ndeshjen kunder Korese se Jugut. Ne lidhje me kete ai eshte shprehur: “Une nuk e vleresoj ate gjest. Gjithsesi nuk jam penduar, por kur kthej koken dhe shikoj prapa thjesht me vjen keq, ishte temperatura 50 grade”, kishte thene ai.

8. Frank Rajkard (Kupa Botes 1990)
Mbrojtesi holandez, Frank Rajkard, peshtyn futbollistin e Gjermanise, Rudi Voeller, pasi ky i fundit kishte shkaktuar nje nderhyrje te rende ndaj tij. Nderkohe qe te dy u ndeshkuan me karton te kuq, dhe u larguan nga fusha. Por edhe gjate rruges, qe po linin fushen, holandezi e peshtyn perseri gjermanin. Nderkohe qe me pas Rajkardin e kane thirrur me pseudonimin “Peshtyesi”.

7. Maradona (Kupa e Botes 1986)
Ky ka qene nje nga mashtrimet me te medha ne nje Kampionat Boteror, ku Diego Armando Maradona do te shenonte nje gol me dore kunder Anglise, dhe kualifikimi ndaj ishulloreve do t’i conte ata deri ne finale dhe do te ngrinin lart trofeun. Nderkohe qe me pas argjentinasi do te deklaronte: “Nuk ishte dora ime, ose ishte dora ime, por nga ana e Zotit”, deklaroi Maradona me pas.

6. Harald Schumacher (Kupa e Botes 1982)
Portieri i Gjermanise, Harald “Toni” Schumacher, konsiderohet si nje nga portieret me brutale ne historine e futbollit. Shembulli per te eshte kur ne gjysmefinalen e Kampionatit Boteror te ’82-it, ai i shmanget topit, duke u perplasur me dashje me lojtarin francez, Patrik Batiston. Kjo perplasje i kushtoi francezit thyerjen e dy dhembeve dhe pesoi disa fraktura te renda vertebrore. Nderkohe qe per portierin nuk u mor asnje mase ndeshkimore.

5. Horst Hrubesch (Kupa e Botes 1982)
Ne ndeshjet ne grup te ketij Boterori, Horst Hrubesch, shenon vetem nje gol, kunder skuadres se Austrise. Te dyja ekipet e dinin qe nje rezultat i tille do t’i kualifikonte te dyja skuadrat, por kjo do t’ binte ne kurriz te Algjerise. Dhe ne fakt keshtu perfundoi ndeshja, ku si Gjermania edhe Austria per 80’ minuta nuk iu afruan me portes, pasi goli ishte shenuar qe ne minuten e 10’.

4. Goef Hurst (Kupa e Botes 1966)
Nderkohe qe nje nga finalet me te diskutuara eshte edhe kjo e viti 1966, ku Anglia mposht Gjermanine Perendimore. Por rezultati ishte i kontestueshem, Goef Hurst do te gjuante ne porte, por topi do te perplasej ne traversen e portes dhe do te perplasej ne toke, por faktikisht sic e pranon edhe vete Hurst, topi nuk e kishte kaluar vijen fatale, por arbitri do ta konsideronte te rregullt. Megjithese, Hurst do te shenonte edhe dy gola te tjere, ky do te ishte vendimtari, pasi arriti barazimin.

3. Maradona (Kupa e Botes 1994)
Ky mund te konsiderohet si viti me i veshtire per Diego Armando Maradonen, periudhe e cila i ndryshoi edhe jeten, pasi ne kete Kampionat Boteror, atij iu be nje test per perdorim te lendeve narkotike, dhe rezultoi pozitiv, duke u perjashtuar. Por kjo do te ishte edhe goditja me e rende per karrieren e tij. Pasi nuk do te rikthehej kurre me ne nivelin qe te gjithe njihnin.

2. Sigmund Haringer (Kupa e Botes 1934)
Me perpara kane ndodhur edhe gjera mjaft te cuditshme, saqe sot nuk mund ta mendosh, se do te largojne nga ekipi nese do hash nje kokerr portokall. Kjo i ka ndodhur Gjermanise ne vitin 1934, kur trajneri i tyre Oto Nerz, perjashtoi nga skuadra mbrojtesin Sigmund Haringer, duke e derguar ne shtepi, perpara ndeshjes per vendin e trete kunder Austrise, pasi hengri nje portokall. Por kjo ne ate kohe ishte e ndaluar, dhe lojtaret lejoheshin te pinin vetem qumesht.

1.Nicolas Anelka (Kupa e Botes 2010)
Sulmuesi francez, Nicolas Anelka i “tregon vendin” trajnerit te tij, Raimond Domenek, ne perfundim te pjeses se pare ne ndeshjen ndaj Meksikes. Anelka perdor nje fjalor banal kunder teknikut te tij teksa i thote: “Ik q*** veten. Bir i nje prostitute te qelbur”. Por pas daljes ne publik te ketyre fjaleve, eshte marre masa e ndeshkimit, duke e nisur perpara kohe per ne France sulmuesin, edhe pse skuadra do ta ndjeke nga pas, pasi u eliminua.

Kthehu mbrapa

Shto koment