Ibra,i shtenjët per Juventusin.

17.03.2013 (komentet: 0)

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka theksuar se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç nuk do të rikthehet në klub gjatë afatit kalimtar të verës

Ylli suedez spekulohet me rikthim te Bianconerët, pasi zyrtari i kampionit të Italisë, Pavel Nedved konfirmoi se kishte biseduar me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, për Ibrahimoviçin. Mirëpo, Marotta ka sqaruar se Juventus nuk do ta rikthejë futbollistin.

“Pa dyshim ai është një kampion i madh por futbolli italian nuk është në gjendje të mbulojë një pagë të tillë”, deklaroi Marotta. Ibrahimoviç paguhet rreth 15 milionë euro në vit te PSG, kurse luajti për Juventusin nga 2004 deri 2006.

 Se fundi Ibrahimovic, gjate nje interviste për një gazet Franceze ka pranuar se deshiron te kalojë te Nënkampioni Evropian Bayern Munchen.

Kthehu mbrapa

Shto koment