Ibrahimoviq luan kundër Barcelonës
28.03.2013 (komentet: 0)
Në prag të duelit me Barcelonën, Paris Saris Germain ka marrë lajme pozitive nga UEFA, e cila ka vendosur t’ia ulë dënimin sulmuesit Zllatan Ibrahimoviq.
Në duelin e parë çerekfinal mes këtyre dy ekipeve, që do të zhvillohet me 2 prill, në Parkun e Princave, do të luajë edhe ish-anëtari i skuadrës katalunase.
Ibra më parë ishte dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen kundër Valencias, por pas ankesës së parisienëve, UEFA e ka ulur dënimin në një ndeshje dhe kjo i jep të drejtë boshnjakut që të paraqitet kundër Barçës. Sulmuesi i PSG nuk është aktivizuar në ndeshjen e kthimit kundër Valencias, që do të thotë se dënimi tashmë i ka kaluar.
Nuk ka dyshim se paraqitja e tij e bën ballafaqimin më joshës, kur dihet se me Ibrën në përbërje PSG është skuadër dukshëm më e fortë.
Shto koment