Ibra nuk luan as ndaj Barcës

29.09.2014 (komentet: 0)

Zlatan Ibrahimovici nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Trajneri Laurent Blanc ka shpresuar ta ketë në dispozicion sulmuesin kryesor për ndeshjen e rëndësishme, megjithatë suedezi nuk është riaftësuar për lojë.

32-vjeçari nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, ndaj Caen dhe Toulouse, pasi e ka lënduar thembrën e majtë në ndeshjen kundër Lyonit.

Testet e bëra mëngjesin e të hënës kanë treguar se ai nuk është akoma në gjendje të luajë.

 

 

“Si rezultat i kësaj, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në ndeshjen kundër Barcelonës”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga PSG.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment