Ibra, lojtari i vitit në Francë

12.05.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Ligue 1 të Francës pas paraqitjeve impresive sezonin e fundit.

 Suedezi shënoi 25 gola në 32 paraqitje për PSG këtë sezon, duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin e dytë radhazi dhe Ibra u shpreh i ngazëllyer.

“Për herë të dytë radhazi po e marr këtë çmim, ndihem i nderuar. Dua të falënderoj lojtarin, trajnerin, stafin dhe përkrahësit”.

“Mendoj se ka qenë sezoni im më i mirë. Ekipi ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Në vitet në vijim dëshirojmë të fitojmë sërish kampionatin, por edhe Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ibra.

Portieri i më i mirë në Ligue 1 të Francës u shpall ai i PSG-së, Salvatore Sirigu. 

Kthehu mbrapa

Shto koment