I dyti është Liverpooli

01.03.2014 (komentet: 0)

Liverpooli po shndërrohet gjithnjë e më shumë në pretendent për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

I dyti është Liverpooli

Redsat mposhtën Southamptonin me rezultat 3-0 në St. Mary’s Stadium.

Sturridge arriti të dërgojë me vështirësi një top drejt Luis Suarezit në zonë dhe uruguaiani e hapi takimin (16’).

Porsa shkeli në fushë, Raheem Sterling e dyfishoi epërsinë (58’). Në këtë gol ishin të përfshirë edhe Gerrard dhe Suarez, i cili dha asistin.

Në minutat shtesë, ‘Të Kuqtë’ realizuan edhe një gol nga penaltia. Steven Gerrard ishte ekzekutues (90’+5).

Liverpooli është ngjitur në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Arsenalin që gjendet një vend më poshtë. Chelsea është katër pikë larg. 

Pergaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment