Hitzfeld: Shaqiri e ardhmja e Bayernit

14.08.2012 (komentet: 0)

Xherdan Shaqiri është vlerësuar si e ardhmja e gjigantit gjerman, Bayern Munchen nga përzgjedhësi i Zvicrës dhe ish trajneri i bavarezëve, Ottmar Hitzfeld.

 


Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës Ottmar Hitzfeld, e ka gjetur momentin para ndeshjes miqësore që Zvicra do ta zhvillon me Kroacinë për ta komplimentuar anësorin e Bayen Munchenit, Xherdan Shaqiri. Hitzfeld i cili me Byaernin por edhe me Borussia Dortmundin ishte shpall kampion i Evropës, duke mbetur ndër trajnerët më të mirë që ka punuar në Gjermani, ka vlerësuar lartë futbollistin shqiptar me pasaportë zvicerane.
“Shaqiri është e ardhmja e Bayernit”, ka thënë ai në prag të nisjes për në Zagreb. Hitzfeld ka shtuar se nuk është me rëndësi se a do të jetë në këtë edicion Shaqiri lojtar titullar por sipas tij kalimi i futbollistit nuk do të jetë dështim. “Xherdani është lojtar i së armdhës te skuadra e Bayernit, edhe nëse këtë vit nuk do të jetë rregullisht në formacionin e parë. Nëse Podolski ka dështuar kjo nuk do të ndodh me Xherdanin”, jep vlerësimin e tij eksperti zviceran.


Timonieri i përfaqësueses helvetike më pas flet edhe për ambientimin e Shaqirit te Bayerni. “Ai është përshtatur mirë në klubin e ri. Aty ka gjetur një mik të mirë siç është Franc Ribery”, tha në fund, Hitzfeld. Pikërisht ky i fundit i dha shtytje të madhe Shaqirit por edhe futbollistëve tjerë të gjeneratës së re pasi nuk ngurroi të krijonte një ekip përfaqësueses të së ardhmes, ku krahas Shaqirit bazë të skuadrës janë edhe Granit Xhaka, Admir Mehmedi, por edhe Valon Behrami, Blerim Xhemaili etj.


Ndërkaq për paraqitjen e mirë te Bayerni, Shaqiri kishte marr komplimente edhe nga vet trajneri aktual i nënkampionit gjerman, Jupp Heynckes. Shaqiri është një talent i jashtëzakonshëm”, është prononcuar shkurt ai. Derisa presidenti i klubit Uli Hoeness shprehu besimin se 20 vjeçari tanimë ka marr zemrat e tifozëve bavarez. “Shaqiri është plotësisht i vetëdijshëm se ai ende nuk është në formacionin bazë të skuadrës por ai po punon në atë drejtim, ndërkaq që tanimë ka marr zemrat e tifozëve. Ndërkaq Shaqiri ka thënë se ndihet mirë që ka përkrahjen e shikuesve. “Është kënaqësi kur shohë turmën duke më përkrahur por unë jam duke punuar në atë drejtim që mos t’i zhgënjejë ata”, ka deklaruar Shaqiri.

Alban Lumi. /bota sot/

Kthehu mbrapa

Shto koment