Haxhi Krasniqi mbron titullin me nokaut

17.11.2012 (komentet: 0)

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi ka arritur fitore të madhe në përballje me boksierin amerikan Max Heyman. Krasniqi mbrojti me sukses titullin në WBO pasi që nokautoj shpejt boksierin amerikan në raundin e tretë.

 

Meçi u zhvillua në Magdeburg të Gjermanisë. Pas duelit me Heymanin, Kransiqi pritet të boksojë me kampionin e botës në versionin WBO, Nathan Cleverly.

Krasniqi është kundërshtar i obligueshëm për Cleverlyn që më herët refuzoi të përballet me kosovarin.

Kthehu mbrapa

Shto koment