Haxhi Krasniqi do të boksojë me 28 mars

06.03.2014 (komentet: 0)

Është caktuar data kur boksieri momentalisht më i mirë shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, të boksojë. Kompania e tij promovuese `SES Boxing`, ka publikuar 28 marsin ditën kur Krasniqi do të ngjitet në ring.

26-vjeçari i cili bokson në kategorinë gjysmë të rëndë, do të boksojë në Potsdam të Gjermanisë, derisa kundërshtari i tij do të jete afrikani Emanuerl Donso. Ganezi Donso është i katërti në listën e botës për titullin WBO, i cili nga 20 ndeshje që ka zhvilluar, të gjitha i ka të fituara. Boksieri nga Juniku ka 43 luftëra në boksin profesionit, prej tyre 40 fitore dhe tri humbje. Krasniqi ishte kampion Evrope në versionin WBO, ai gjatë vitit të kaluar boksoi për t`u shpallur kampion bote në Londër ndaj Nathan Cleverly, por u mposht me rezultat unanim.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment