Halilovic, përzierje e Messit dhe Iniestas

01.03.2014 (komentet: 0)

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Robert Jarni, ka komplimentuar transferimin e ri të Barcelonës, Alen Halilovic.

Sipas Jarnit, talenti i ri që ka transferuar Barcelona nga Dinamo Zagrebi është një përzierje e Lionel Messit dhe Andres Iniestas. Lojtari u kërkua nga klubet më të mëdha evropiane.

“Ai nuk është sikur Modric, ai e ka prekjen e Andres Iniestas dhe Lionel Messit, por ai është ende i ri”.

“Loja e Barcelonës është e përkryer për të. Djaloshi pëlqen që të luajë më shumë me top”, ka thënë Jarni.

Përgaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment