HAJVALIA E MPOSHTI KAMPIONIN

22.09.2015 (komentet: 0)

Skuadra e Hajvalisë ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të javës së 6-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Feronikelin, me rezultat 3:2.

17:59

21.09.2015

 

Skuadra e Hajvalisë ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të javës së 6-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Feronikelin, me rezultat 3:2.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Kizhnicës, në kushte goxha të rënduara si pasojë e reshjeve të shiut. Hajvalia kaloi në epërsi në minutën e 19-të, me golin e Shkëlqim Pacollit, i cili e shfrytëzoi gabimin e portierin Granit Kolshi, që nuk e zotëroi topin. Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë Mevlan Zeka i barazoi shifrat, me një gol të shënuar nga gjuajtja e lirë në distancë prej rreth 30 metrash. Hajvalia e riktheu epërsinë në minutën e 68-të, me golin e Alban Dragushës, që shënoi nga afërsia, derisa në minutën e 82-të vendasit e shënuan edhe golin e tretë, kësaj radhe nëpërmjet Semir Zenelit. Ndërkohë, skuadra kampione në fuqi deri në fund nuk arriti më shumë se sa ta ngushtojë epërsinë me golin e shënuar nga Mentor Zhdrella nga penalltia në minutën e 90-të (+2). Për Hajvalinë kjo ishte fitorja e dytë në këtë edicion, derisa për kampionët kjo ishte disfata e dytë radhazi.

Kthehu mbrapa

Shto koment