GUARDIOLA VAZHDON KONTRATËN ME BAYERNIN EDHE PËR DY VJET

03.11.2015 (komentet: 0)


Të refuzosh dhe t’i bësh fjalën dysh Bayernit është disi e pamundur.

Të gjithë kërkojnë të bëhen pjesë e tyre, por kriteri numër 1 është të jesh… më i miri. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e Pep Guardiolës. U përfol dhe u spekulua së tepërmi që trajneri spanjoll nuk do rinovojë kontratën me bavarezët, por e vërteta është krejt e kundërta. Trajneri më i mirë në botë do mbetet bavarez të paktën edhe për dy vite.

Gazetari spanjoll i gazetës katalanase “Sport.es”, J.M Kazanovas, në komentin e tij ka zbuluar dhe konfirmuar se Pep Guardiola do t’i qëndrojë besnik Bayernit. Ai do rinovojë kontratë edhe për dy vite, pra deri në vitin 2018. “Guardiola është përshtatur në mënyrë perfekte me jetën në Mynih. Ai është i qetë dhe shumë i lumtur. Familja e tij ka të njëjta preferenca si ai”, nënvizon Kazanovas duke shtuar më tej për kontratën: “Pep ka pasur shumë oferta, por nuk i ka bërë përshtypje asnjë prej tyre. Së bashku me drejtuesit do mblidhen këtë muaj dhe Guardiola do rinovojë për dy vite brenda vitit”.

Nga informacionet e televizionit gjerman “Sport1”, thuhet se bosët e klubit dhe trajneri do të takohen gjatë ndeshjeve të kombëtareve në mes të këtij muaji. Në 27 nëntor do zhvillohet mbledhja e fundvitit të Bajernit ku veç bilancit vjetor, do zyrtarizohet edhe rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës. Për rinovimin e kontratës, Pep do përfitojë edhe rritje page. Kjo është edhe një nga politikat e tij dhe të vëllait, Pere Guardiola. Sipas “Bild”, trajneri spanjoll do përfitojë 9 milionë euro neto në dy sezonet e ardhshëm. Ky projekt dyvjeçar ka bërë që në merkaton e verës Bajerni të hapë thesin dhe t’i bëjë tri dhurata të çmuara trajnerit spanjoll: Garet Bejl, Karvahal dhe Herri Kejn. Bajerni ka nevojë për një qendërsulmues dhe një mbrojtës krahu të shpejtë të klasit botëror. Mesfusha dhe qendërmbrojtja është e blinduar.

Kthehu mbrapa

Shto koment