Guardiola: Nuk arrija t’i motivoja më lojtarët e Barcës

19.03.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, thotë se ai zgjodhi të largohet nga Barcelona, pasi kishte kuptuar se më nuk arrinte t’i motivojë lojtarët e tij.

Gjatë një prononcimi të fundit, Guardiola thotë se momenti më i keq te Barcelona ishte disfata në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea.

“Ka pasur momente dëshpëruese. Kur Barcelona, në vitin 2012, humbi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea, kjo ishte një prej tyre”.

“Ne ishim shumë më të mirë se sa rivalët tonë, por pranuam një gol të panevojshëm në ndeshjen e kthimit, dhe që më herët ne kuptuam se ishim jashtë gare. Kjo ishte një disfatë e madhe për mua, u ndjeva se nuk mund ta ngritja ekipin tim sërish”, ka thënë Guardiola.

“U largova nga klubi pasi nuk mund t’i motivoja lojtarët e mi. Nëse nuk mund t’i motivoni ata, si trajner, ju e dini se koha është të largoheni”, ka shtuar spanjolli. 

/E.Smerqaku/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment