Gjyqtari ja humb dy pikë Chelsea-t

21.04.2013 (komentet: 0)

Chelsea vazhdon të mos i ketë punët mirë me gjygjtarë.

Ndeshja filloi e baraspeshuar, në një pasdite të mrekullueshme në Anfield Road ku Rafa Benitez u prit me ovacione nga tifozët e Liverpoolit e me pankarta të përkrahjes.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të kur Oscar shënoi me kokë pas një harkimi të Juan Matas (26’).

Pjesa e parë përfundoi në të mirë të Chelseat, kurse gjërat ndryshuan në pjesën e dytë. Daniel Sturridge u inkuadrua dhe ndryshoi lojën. Ai e vuri para golit Gerrardin, të cilit tentimin ia ndali Petr Cech, i cili ishte në formë të jashtëzakonshme.

Sturridge tentoi sërish nga 30 metra por qëlloi shtyllën, ndërsa ishte pikërisht ish-sulmuesi i Chelseat ai që barazoi rezultatin në minutën e 52-të. Asistues ishte Eden Hazard.

Luis Suarez shkaktoi një penalti pesë minuta më vonë, të cilën e konkretizoi Eden Hazard (57’) për 2-1.

Kur të gjithë menduan se Luis Suarez është fytyra tragjike, ai pranoi një harkim nga Daniel Sturridge në minutën e 97-të për të shënuar me kokë për gëzimin e tifozëve vendas dhe rezultatin 2-2 në Anfield. 

Por ky gol u resalizua në minutën e 97, edhe pse gjygjtari kishte vendosur ta shtyej ndeshjen për gjashtë minuta.

Kthehu mbrapa

Shto koment