Gjilanit Ju Largohet Kapiteni

13.02.2015 (komentet: 0)

Skuadra e Gjilanit ka mbetur pa liderin e saj, Filonit Shaqirin.

 

Gjilani është ndër pretendentët kryesor për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar, por bardh e kuqtë kanë marrë një goditje të rëndë, pasi nga klubi iu është larguar kapiteni Filonit Shaqiri, transmeton Telegrafi.

Pasi klubi nuk ia kreu detyrimet që kishte ndaj 21-vjeçarit, Shaqiri ka marrë flet lëshimin dhe pritet të bëhet me skuadër të re brenda 24 orëve, pasi është në negociata me dy skuadra të Superligës.

“Nga sot nuk jam më pjesë e Gjilanit. Pasi klubi nuk i kreu detyrimet financiare ndaj meje, atëherë kamë vendosur që të largohem. Unë kamë dhënë më të mirën nga vetja ime, kam luajtur me përgjegjësi të plotë, ndërsa ata nuk u treguan në fund korrekt me mua duke më mbetur borxh”, tha Shaqiri për Telegrafin.

“Kam dy oferta nga skuadrat e Superligës, por edhe nga skuadrat e Ligës së Parë. Prioriteti im është që të luaj në elitën e futbollit kosovar, ndërsa brenda 24 orëve do të vendosi se cilën ofertë do ta pranoj”, tha Shaqiri.

Mesfushori qendror është pjesë e akademisë së Prishtinës, ndërsa ai është më meritori për sukseset e Gjilanit në vitet e fundit. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment