Gjilanasi që dridhi futbollin e Jugosllavisë

05.03.2014 (komentet: 0)

Pas 58 vitesh rrëfehët ish futbollisti i parë shqiptar nga Gjilani dhe Kosova Jakup Berisha , që mbrojti ngjyrat e ish Jugosllavisë për padrejtësit , për shovenizmin Sërb, për talentin e tij , familjën e tij , kushtet e futbollistëve, dhe për futbollin e Kosovës.

Nuk kishte më shum se 10 vite pas luftës së dyt botërore kur populli hqiptar po ballafaqohej me probleme të ndryshme të jetës , ku shum pak të rinjët shqiptar mirreshin me aktivitete sportive , Jakup Berisha për dy vite arrin në majet e futbollit të ish Jugosllavisë duke u bë antare e saj .
Berisha karrierën futbollistike e filloi në moshën 15 vjeqare , ndërsa në moshën 17 vjeqare si nxënës i Normalës i arrin ftesa ti mbroj ngjyrat e Kombëtarës së ish Jugosllavis.
Për talentin dhe mbrojtësin e majt të KF C.Zvezda të Gjilanit informacionet kishin mbërri në Beograd dhe kishin përgadit njerz të veqant nga Beogradi që Berisha me këta njerz të udhëtoj në Beograd për tju bashkangjit ekspeditës së kombëtares së ish Jugosllavisë në futboll .
,, Isha 17 vjeqar , dhe kisha një frigë të madhe jo që nuk disha të luaj futboll por përshkak se familja ime ishte e përndjekur nga UDBA ku mi kishin pushkatuar në vitin 1944 gjyshin Ymer Berishën dhe axhën Esat Berishën mbrenda 7 ditësh dhe ishte një ndjejn e përzier , por ju bashkova kspeditës së futbollit të Jugosllavisë ,, kujton sot Berisha .
Për Jakup Berishën ishte ndjejn e veqant që potencialin e tij ta shpalos  pasi ishte i vetmi nga Kosova , Maqedonia , Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nga Sllovenia .
,, Më besoni askush nuk bisedonte me mua nuk mundeshin të paramendonin të luanin me një futbollist shqiptar aty kishte emra të mëdhej siq ishin Shekullarac , Shoshkiq, Galiq, Stipiq, Popoviq, Mugosha, Mlladenoviq, Kovaqeviq e shumë të tjer që më von ishin emrat më të mëdhej të futbollit Jugosllav dhe shum klubeve të mëdha Evropiane , por më i sinqerti nga të gjith këta ishte Kroati Kovaqeviq i cili më përkrahu gjatë tër kohës ,, thot Berisha .
Në takimin e par që kishin  me selektorin e ish Jugosllavis Misha Paviq në stadiumin ,,Marakana,, të C,Zvezda të Beogradit për futbollistin Jakup Berisha ishte befasues ,, Fjala e par e Paviqit ishte se kush ësht futbollisti shqiptar Jakup Berisha , u lajmrova dhe mi përkdheli flokët duke më thën se ti do të jesh ardhmëria e futbollit të Jugosllavisë ju jeni talenti më i madh që kam ndëgjuar ndoj her,, kujton sot Berisha  duke vazhduar ,, I bëm stërvitjet dhe isha më i miri dhe nuk besonin se një shqiptar mund të bëj qudira me topin e futbollit, dhe Paviq gjat stërvitjeve më ndali duke më thën se nga sot ti do të jesh emër i madh në futbollin e Jugosllavisë ,,
Sot 77 vjeqari Jakup Berisha i cili tër jetën e tij ia kushtoi arsimit  , dhe futbollit kujton momentet që për her të parë ndëgjoi fjalën ,,Shovenizëm,, në hotelin ku ishin vendos futbollistët në Beograd ,, U vendosëm në hotel në dhomë isha me kroatin Kovaqeviq dhe Galiqin i cili ishte nga Vojvodina , dhe bisedonim se si të luajm të nesërmën , dhe futbollisti nga Kroacia Kovaqeviq më tha se ti je bindshëm më i miri por ki kujdes se këta mund të hakmirren se jan ,,Shovenista,, dhe të huajin nuk e dojnë e posaqërisht ty se je shqiptar dhe në të vërtet ashtu ndodhi të nesërmën.
Ndërsa Berisha kujton se si të ndodhte sot duke thën ,, Filluam ndeshjen isha ndër më të mirët ,kisha edhe lavdata nga bashkëlojtarët , por Selektori Paviq pas gjith atyre lavdatave që kisha dy ditë më herët i harroi duke më thën se je larg futbollit dhe nga ti asgjë nuk ka , dhe të gjith u befasuan mbetën pa koment , por pu ju them se isha shum ma i mir se Shekullarci, që më von ishte futbollisti më i mir në ish Jugosllavi ndërsa futbollisti kroat
Kovaqeviq më von më tha se ky ësht ai Shovenizmi që të kam spjeguar dy dit më herët ,, thot ish futbollisti Jakup Berisha ,
Jakup Berisha karierën e filloi si 15 vjeqar në C.Zvezda në Gjilan duke përfunduar karierën në vitin 1969 , ndërsa gjatë karierës ka mbroj ngjyrat në Liria (Metohia)të Prizrenit dhe në Trepqë të Mitrovicës
Për 17 vite karier të futbollit Jakup Berisha si mbrojtës i majt asnjëher nuk ësht ndëshku me karton të verdh e leje me të kuqin ,, Ishin ato vite që referët nuk kishin kartona por me vërejte mund të largonin nga loja por
mua asnjiher kjo nuk më ka ndodhur , unë futbollin e kam luajtur nga dashuria ndaj tij dhe ato  kan qen vite të vështira
me plot peripeti ,, thot Berisha duke theksuar,, Nga futbolli asgjë nuk kam fituar, kam fituar vetëm dashuri ndaj njerzëve , respekt , dhe nder kjo është arritja më e madhje e imja ,, Berisha vazhdon mëtej,, E kam pasur shum
dashamir të madh legjenden e boksit jo vetëm Kosovar por edhe Botëror të madhin Lah Nimani ura lidhëse me kët njeri na ka lidhur sa ishim në shkollën e normalës jo vetëm që ka qen njeri i madh për kah karakteri
por ka qen edhe patriot i madh , shumë her kemi biseduar për qështjen kombëtare , dhe të gjithë energjin e qështjes kombëtare e ka shpreh në boks dhe për kët jam shum i lumtur , pasi që i kam ditur synimet e tija
për popullin shqiptar , si Lah Nimani popullit shqiptar i duhet një koh e gjat që të qfaqet në këto troje,, kujton Berisha me nostalgji ,
Sipas Berishës Kosova gjithmon ka pas talent dhe futbollist të mëdhej por për shkak rrethanave politike asnjiher nuk kan mundur të shpalosin potencialin e tyre ,, Për mua futbollisti më i mir i të gjitha kohërave në Kosovë është futbollisti nga Peja Qemajl Nallbani ai ka qen gjeni i futbollit , pastaj Rexhai Surroi, Zija Belegu , Islam Mumxhiu , Begzat Shporta e shumë të tjerë.
Njeriu që aqë shumë e deshi futbollin por sistemi Komunist Jugosllav nuk e la të përparoj për shkak të bindjeve politike ndaj qështjes shqiptare. Zejen e trajnerit për dy vite e ushtroi në C,Zvezda të Gjilanit gjat vititeve 1973 -
75 dhe në Dritë gjat viteve 1982 – 84 ,
Në Federatën e Futbollit të Kosovës nga viti 1991 – 2000 ishte anëtar i kryesisë , ndërsa gjat viteve 1992 – 1996 ishte përgjegjës i Grupit të Ferizait,
Klubi futbollistik Drita Jakup Berishën për kontributin e dhënë e ka shpallur antar nderi të këtij klubi .Familja Berisha nëpër etapa të ndryshme dha shum futbollist futbollit të Kosovës siq jan ,, Esat Berisha, Raif ,Berisha, Tajar Berish,  Ymer Berisha e Meriton Berisha 

/Sylejman Ismajli/

Kthehu mbrapa

Shto koment