Gjermania barazon ndaj Polonisë, Mustafi startues

14.05.2014 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka luajtur pa gola në një ndeshje miqësore kundër Polonisë që u zhvillua në Imtech Arena në Hamburg.

Joachim Low kishte marrë në skuadër lojtarë të rinj, të cilët përkundër angazhimit nuk arritën ta ndëshkojnë kundërshtarin.

Mbrojtësi shqiptar i Sampdorias, Shkodran Mustafi, u angazhua nga minuta e parë në këtë sfidë dhe luajti deri në fund.


Formacioni startues i Gjermanisë: Zieler; Sorg, Rudiger, Mustafi, Ginter; Rudy, Kramer; Draxler, Goretzka, Meyer; Volland.

Banka rezervë: Ter Stegen, Hahn, Howedes, Gunter, Arnold, Jung, Bender.

Formacioni startues i Polonisë: Boruc; Olkowski, Thiago Cionek, Szukala, Wawrzyniak; Klich, Krychowiak; Peszko, Obraniak, Rybus; Robak.

Banka rezervë: Linetty, Lewczuk, Pazdan, Wilusz, Marciniak, Milik, Wojtkowiak, Zyro, Wszolek, Janukiewicz, Wolski, Kaczmarek.


Kthehu mbrapa

Shto koment