Gervinho: Drogba tashmë i takon historisë

26.09.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Gervinho, ka kërkuar nga përfaqësuesja e tij që ta lë Didier Drogban që të përfshihet në histori dhe skuadra të vazhdojë tutje.

 

36-vjeçari u pensionua nga kombëtarja pas Kampionatit Botëror 2014, ndërsa gjatë karrierës së tij ka shënuar 65 gola në 104 paraqitje me ekipin përfaqësues duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Elefantëve.

Futbollisti i Romës e vlerëson kontributin e sulmuesit të Chelseat, mirëpo thotë se ekipi duhet të shikojë kah e ardhmja.

“Drogba ka qenë kapiteni im dhe ai i ka ndihmuar ekipit kombëtar të Bregut që të arrijë pozita të larta dhe mund të them se ai nuk mund të zëvendësohet tash”.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam luajtur krahas tij”.

“Megjithatë, duhet ta ndërrojmë faqen të vazhdojmë tutje dhe të tejkalojmë sfidat e të ardhmes”, ka deklaruar Gervinho për Fifa. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment