Gavazaj tregon pse e refuzoi Kosovën

02.03.2014 (komentet: 0)

Enis Gavazaj e ka refuzuar Përfaqësuesen e Kosovës. Talenti prizrenas nuk iu është përgjigjur pozitivisht ftesës së përzgjedhësit Albert Bunjaku, i cili e ka ftuar atë që të jetë pjesë e përfaqësueses për miqësoren historike ndaj Haitit. Sikur me gjithë futbollistët tjerë, Bunjaku vazhdimisht ka kontaktuar edhe me Gavazajn. Por në fund, mesfushori prizrenas i ka thënë ‘jo’ Bunjakut dhe vendit të tij, me pretekstin se momentalisht dëshiron të koncentrohet maksimalisht te klubi i Gentit.

 

Të paktën, kështu deklaroi Gavazaj për gazetën Arena, duke thënë që tani për tani nuk është koha të luaj për Kosovën. “Momentalisht jam i koncentruar në ekipin tim. Dua të punoj sa më shumë këtu dhe të zë një vend në formacionin startues. Unë e respektoj shumë Përfaqësuesen e Kosovës dhe përzgjedhësin Bunjaku i cili më ka përkrahur gjithmonë, por tani për tani nuk është koha që të luaj për Kosovën. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që të ardhmen s’do të luaj për Kosovën.

Gjithçka është e hapur”, deklaroi ai për Arenën. Ndryshe, Gavazaj iu është bashkuar klubit belg të Gentit në vitin e kaluar. Gavazaj momentalisht është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U-21, me të cilën tani ka regjistruar tri paraqitje. Futbollisti thotë që do të vazhdojë ta djersitë fanellën ‘kuqezi’, por shton se gjithsesi më vonë do të mendojë për Kosovën. /Arena/

Pergaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment