Gatusso: Për Milanin do të luaj edhe falas

20.02.2012 (komentet: 0)

Milano, 20 shkurt – Futbollisti i Milanit, 34-vjeçari Gennaro Gattuso tha se është i gatshëm që të luaj falas kur ai të kthehet në fushë pas problemeve me sy

.



Gattuso nuk ka luajtur që nga 9 shtatori i vitit të kaluar kur ai u përplas me bashkëlojtarin, Alessandro Nesta, dhe më pastaj u diagnostikua me myasthenia, - sëmundje neuromuskulare.



Reprezentuesit italian kontrata me Milanin i mbaron në fund të sezonit, por ai thotë se është i gatshëm të luajë pa kompensim.



"Unë i thashë zëvendëspresidentit të klubit Adriano Galliani që nuk është çështje parash. Unë dua të kthehem dhe të bëjë atë që unë dua", ka thënë Gattuso.



Ai është tek ekipi kuqezi që nga viti 1999 dhe gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka që është e mundshme për të fituar, duke përfshirë edhe titullin e kampionit të botës në vitin 2006.



"Unë jetoj për futbollin. Unë jam 34 vjeç, por unë kurrë nuk kam menduar që të ndalem së luajturi", ka thënë Gattuso

Kthehu mbrapa

Shto koment