Gattuso: Nuk do ta refuzoja Juventusin apo Interin

20.02.2014 (komentet: 0)

Legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se nuk do ta refuzonte mundësinë për t’u bërë trajner i Juventusit apo Interit nëse i bëhet oferta.

36-vjeçari ka bartur fanellën kuqezi gjatë viteve 1999-2012, ndërsa gjatë karrierës si futbollist ka thënë disa herë se nuk do të luante për rivalët e Serie A. Mirëpo, tash duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ai është i hapur ta drejtojë cilindo klub evropian.

“Kam marrë një ofertë nga Malajzia, por kam vendosur të qëndroj këtu dhe të gjej një klub në qershor. Do të isha i hapur ndaj një oferte nga Rangers, por ky nuk është klubi i vetëm që më intereson”.

“Juventusi apo Interi? Nuk mendoj se u nevojitem atyre tash, por nuk do t’u thosha jo. Do të ishte joprofesionale të refuzosh klube të tilla, edhe pse unë gjithmonë kam qenë dhe gjithmonë do të jem një milanist”.

“Gjatë karrierës si futbollist do t’u thosha jo Juventusit dhe Interit, por gjërat janë tërësisht ndryshe kur je trajner”, është shprehur Gattuso për La Gazzetta dello Sport.

Punoi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment