Gallatasaraj e deklason Beogradin , tifozët serb gjuajnë turqit me copa mishi të derrit!

16.01.2015 (komentet: 0)

Foto: M. Todorović

Basketbollistët  e kuq e bardhëve të  Beogradit në prani të 20 000 shikuaesëve u  mundën keq nga ekipi turk me 74:65, kështu që beogradasët mbetën të vetmit pa asnjë fitore   në  Euroleague. Lojtaret e Yllit të Kuq ( C. Zvezdës)  dështuan për të regjistruar fitoren e parë në Euroleague.

 

Foto: Marko Todorović

Gallatasaraj fitoi në Kombank Arenën e Beogradit me74:65 dhe kështu iu shkaktoi kuqë e bardhëve  humbjen e tretë të njëpasnjëshme.

Atmosfera në Arenën e Beogradit ishte ferr i vërtetë.  Tifozët serb në teren dhe mbi lojtarët dhe trajnerin  turk hedhën gjithçka që ishte e mundur, nuk kursyen as  këmbë, shputa dhe pjesë tjera të derrit, duke i provokuar për shkak të besimit të tyre islam .

Përveç skandimit tradicional “Ubij Turčina“ ("Vrisni turqit") kur takohen klubet  serbe dhe  turke , tifozët e C. Zvezdës  hodhën  këmbë, shputa derri në dysheme, të mbështjellura nga 2-3 këmbë me foli u hodhën pran lojtarëve turq. Po ashtu në tribuna  ekspozuan transparente  të ndryshme me figura të derrit, transmetojnë mediat në Serbi./Leon Hajdari/kokaj.net/

2

Kthehu mbrapa

Shto koment