Fytyra e zezë e futbollit të Evropës Lindore

13.05.2012 (komentet: 0)

Në prag të Euro 2012, FIFPro boton një raport skandaloz për praktikat ndaj lojtarëve në Evropën Lindore

image de l'article

Një muaj para Euro 2012 në Poloni dhe në Ukrainë, një raport 180- faqesh i sapobotuar nga Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionalë (FIFPro) e bazuar në Holandë denoncon praktikat ekzistuese në futboll dhe ndaj futbollistëve, raporton e përditshmja zvicerane „Le Temps“.

3357 futbollistë profesionistë nga dymbëdhjetë vende (Bullgari, Kroaci, Çeki, Greqi, Hungari, Kazakstan, Mal të Zi, Poloni, Serbi, Slloveni dhe Ukrainë) iu janë përgjigjur, disa në formë të hapur, disa në mënyrë anonime, pyetjeve të Task force e themeluar për këtë qëllim nga FIFPro.

Nga hulumtimi del se 41.5% nga ata, pa dallim kombësie, nuk e marrin rrogën me kohë dhe nganjëherë duhet të presin nga 3 muaj deri në 1 vjet.  11.7 % e pjesëmarrësve kanë thënë se kanë pësuar dhunë nga udhëheqësit e tyre ose nga ithtarët e klubeve ku ata luajnë dhe 9.6% kanë deklaruar se kanë vuajtur nga diskriminimi racial.

Ndër format e dhunës përmendet po ashtu edhe trysnia nga organizata kriminale për ta manipuluar rezultatin e lojës: «Një numër i madh i tyre nuk guxojnë të flasin, sepse kanë drojë për karrierën e tyre ose për jetën e tyre», ka deklaruar Theo van Seggelen, sekretar gjeneral i FIFPro. Disa lojtarë nga Ballkani, sikurse për shembull kroati Mario Cizmek, apo serbi Dragisa Pejovic, kanë thënë se janë gjetur në një situatë të mjerueshme materiale shkaku i trysnive të tilla.

Rusia përmendet si një vend ku praktika e lojërava të trafikuara është e lartë, kurse më 2018 atje mbahet Mundiali i futbollit.

Kthehu mbrapa

Shto koment