Në Superligën turke luhet java e katërt. E në kuadër të kësaj jave, në Stamboll, në “Türk Telekom Arena”, është zhvilluar mbrëmë takimi midis Gallatasarajit dhe Çajkur Rizesporit.
Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme
Në këtë ditë vikendi, të 04 korrikut, Kurora e lavdisë së LDK-së në mergatë, Nëndega në Bavarinë e Epërme, organizoj një takim festiv në shenim të dy ngjarjeve të rendësishme historike; 02 Korrikut, 30 vjetorin e leximit të Deklaratës Kushtetuese, e cila shenon hapin e parë institucional për pavarësimin e Kosovës dhe 04 Korrikun, 244 vjetorin e leximit të Deklaratës Kushtetuese të pavarësimit, të çlirimtarit të Kosovës, Amerikës.
Më shumë... Mbroni trashëgiminë kulturore të Kombit se nuk do t'ua falë historia
"Unë nuk do të lejoj askënd për të ngushtuar dhe degraduar shpirtin tim duke më bërë ta urrej atë."
Vidheni kohën ne menyre te pamëshirshme. sepse ajo, nuk falë!
Një gjë është e sigurt. Pa qenë dashamirës me veten, nuk mund të jesh me të tjerët.
Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall
Arin ku e njohin, atje e çmojnë
Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam
18.09.2016 (komentet: 0)
Në Superligën turke luhet java e katërt. E në kuadër të kësaj jave, në Stamboll, në “Türk Telekom Arena”, është zhvilluar mbrëmë takimi midis Gallatasarajit dhe Çajkur Rizesporit.
Gallatasaraji ka fituar 2-0, dhe protagonisti absolut ka qenë Eren Derdijok, një futbollist me origjinë turke, por me nënshtetësi zviceriane.
Ai i ka shënuar të dy golat, por i parë ka qenë i jashtëzakonshëm. Një ekzekutim i përkryer, me kurriz nga porta.
Një gol që shumë rrallë shihet në stadiume, thjesht fantastik!
Eren Derdijok është në sezonin e tij të parë te Gallatasaraji, pasi u transferua gjatë kësaj vere nga një skuadër tjetër e Stambollit, nga Kasëmpasha.
Ai ka shënuar katër gola deri tani, duke kryesuar dhe renditjen e golashënuesve. Derdijok ka luajtur për shumë vite në kampionatin gjerman, ndërkohë që karrierën futbollistike e ka nisur në Zvicër. /tesheshi.com/
Shto koment