Futbollisti 17-vjeçar, Ilirjan Thaçi vdes në fushën e blertë

30.11.2012 (komentet: 0)

Kukës, 30 nëntor - Ilirjan Thaçi, 17-vjeçari i cili luan me të rinjtë e klubit të Kukësit, ka humbur jetën tragjikisht gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore Kukësi-Prizreni.



Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 17-vjeçari humbi jetën në fushën e blertë, pasditen e së premtes gjatë zhvillimit të ndeshjes. 

Tifozë të shumtë dhe lojtarët janë shokuar teksa kanë parë 17-vjeçarin të humbte ndjenjat duke u rrëzuar përdhe. 

Ekipi mjekësor, i cili tentoi t'i jepte ndihmën e parë djaloshit, bëri me dije se dyshohet që ai ka pësuar një atak kardiak gjatë ndeshjes. 

Shokët e tij të skuadrës kanë rrëfyer për "News 24", se në momentin kur ka humbur ndjenjat 17- vjeçari nuk ka qenë në kontakt me topin dhe as me kundërshtarët. 

Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pritet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes së futbollistit të ri.

Kthehu mbrapa

Shto koment