Fushë-Kosova - Drita 1:1

25.08.2013 (komentet: 0)

Skuadra e Fushë-Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim si vendase përballë Dritës. Ndeshja e zhvilluar të shtunën në kuadër të javës së dytë të Raiffeisen Superligës, përfundoi me shifrat 1:1. Burim Shala (61') shënoi nga penalltia për vendasit, ndërsa Ismet Ramushi ishte realizator te ekipi mysafir. Për Fushë-Kosovën e rikthyer këtë edicion në elitë, kjo është pika e parë, pas humbjes 2:1 në javën e kaluar nga Hysi. Ndërsa, skuadra e Dritës ka arkëtuar pikën e dytë pasi në javën e parë, luajti pa gola me Besën.

Në xhiron e tretë, Fushë-Kosova është mysafire e Hajvalisë, derisa skuadra e Dritës e pret Ferizajn.

Kthehu mbrapa

Shto koment