Fitore shqiptare anë e mbanë globit!

24.03.2014 (komentet: 0)

Arena e Boksit Shqiptar nga dita në ditë shkon duke e shtuar numrin e fitoreve dhe sukseseve jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Ndër fitoret kryesore të javës së kaluar ishte ajo e boksierit të peshave të rënda Arnold Gjergjaj i cili e mposhti me K.O. kundërshtarin nga Argjentina Emilio Ezequiel Zarate dhe arriti kështu të ngritët në pozitën 43 të botës.

Ndërsa mbrëmë në Berlin të Gjermanisë u rikthye me sukses në ring boksieri nga Mitrovica Besar Nimani.

Nimani shenoi fitore me poena mbi 6 raunde ndaj italianit Pietro d'Alessio edhe se kishte disa vështirësi boksieri shqiptar i cili mbi 10 muaj nuk ka qëndruar në ring.

Në Austri u ngjit në ring mbrëmë boksieri i kategorisë Cruiser Gëzim Tahiri i cili fitoi para kohe ndaj David Vicena nga Çekia. Tahiri triumfoj për të nëntën herë në luftën e nëntë!

Pos këtyre dueleve shqiptare në Evropë kishte në këtë fundjavë edhe disa duele në Amerikë ku të gjithë sportistet shqiptar dolën fitimtarë në luftërat e tyre!

Steve Bujaj luftoj mbrëmë në Washington ndaj Victor Barragan për titullin WBC të Amerikës ku arriti të mposht rivalin e tij që në raundin e 7. Vetëm 1 muaj më parë Bujaj u bë kampion i shtetit të New York-ut, ndërsa mbrëmë e mori edhe titullin WBC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kategorinë Cruiser dhe hyri kështu ndër 50 boksierët më të mirë në botë me vetëm 13 luftëra (13 fitore, 9 me K.O.).

Poashtu në Amerikë luftoi mbrëmë boksieri shqiptar nga Suedia Naim Terbunja, ishte lufta e parë e tij në Shtetet e Bashkuara të cilën e kërkonte nga fillimi i karrierës profesioniste, mirëpo nuk i lejohej të boksonte në SHBA, ndërsa mbrëmë e realizoj dëshirën dhe doli nga ringu me një fitore më shumë duke e mposhtur amerikanin Maurice Amaro. 6 fitore në 6 luftra për boksierin e Prishtinës Naim Terbunja (kategorija super e mesme).

Në Virginia të Amerikës fitoj mbrëmë kikboksieri nga Kosova Elvis Gashi.

Kthehu mbrapa

Shto koment