Fiton Reali, por Dortmund shkon në finale

30.04.2013 (komentet: 0)

Real Madridi është përshëndetur nga Liga e Kampionëve edhe pas fitores 2 me 0 ndaj Borusia Dortmundit. Në këtë mënyrë edhe këtë edicion vdes ëndrra e Jose Mourinhos për të sjellur La Deciman në Madrid.

Reali bëri presion të madh në ndeshje në 20 minutat e parë duke rrezikuar disa herë. Më pas Dortmund mori lojën nën kontroll dhe nuk lejoj Realin të shënoj asnjë gol në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Dortmund ishte skuadra që pati raste tejet të volitshme por që asnjëherë nuk arriti të shënoj. Ligji i pashkruar i futbollit kur nuk shënon pëson, i ndodhi gjermane.

Skuadra e Jurgen Klopp pranoj 2 gola të shpejtë në minutat 82 dhe 88 me golat e Benzemas dhe Ramos.

Por kjo ishte e tëra që Reali bëri në këtë ndeshje duke u eliminuar edhe një herë në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër Dortmund me plot meritë arrinë finalen e madhe ku me siguri që do të presë rivalin e përjetshëm, Bayern Munchen.

Kthehu mbrapa

Shto koment